Sporti

Real Madridi “sundon” Ligën e Kampionëve, “Mbretërit” fitojnë trofeun e 14-të në këtë kompeticion

05/28/2022 23:33
nga:Mergim Rreci

Real Madrid e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene ka triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Liverpool, në atë që konsiderohet si një nga finalet më të diskutuara të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior shënoi golin e madh të fitores, duke i dhuruar trofeun e 14-të skuadrës së tij.

Liverpool kishte shumë raste, por portieri madrilen, Thibaut Courtois, ishte i mrekullueshëm në portë, duke bërë pritje fantastike.

Pas pak raporti i plotë.

/GazetaBlic Sport/