Lajme

Gjuajtje me armë në Ferizaj, flasin nga Policia

05/28/2022 22:05
nga:G B

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sonte në Ferizaj, rreth orës 19:35, në rrugën Tahir Sinani, raporton Gazeta Blic.

Këtë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person duke ecur në rrugë, ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në ajër.

“Patrullat e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeçar, derisa kishte qenë duke ecur në këmbë, kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të “Viva Fresh Store””, tha ai për Gazeta Blic.

Veseli ka thënë se rasti po hetohet nga policia./Gazeta Blic/