Lajme

Bamir Topi për vdekjen e Nishanit: Lajm i trishtë! Ruaj konsiderata të veçanta të një njeriu të përkushtuar

05/28/2022 18:48
nga:G B

Ish-presidenti Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Lajm i trishtë, shprehet Topi, ndërsa shton se ruan një konsideratë të veçantë pas një bashkëpunimi, gati 30-vjeçar.

Mesazhi:

Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi.