Sporti

Zyrtare: Astrit Fazliu është futbollist i ri Ferizajt

05/28/2022 18:02
nga:Mergim Rreci

Astrit Fazliu është futbollisti i ri i Ferizajt.

Sulmuesi Ferizajas ka nënshkruar kontratën me klubin nga qyteti i tij për sezonin 2022/23, përcjell GazetaBlic Sport.

Fazliu ka përvojë të gjatë në futboll, duke luajtur në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ai kalon tek kjo skuadër nga Drita, atje ku pati suksese të mëdha me “Intelektualët”.