Lajme

Haradinaj për Nishanin: Do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri

05/28/2022 17:38
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Nishani do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

U prehtë në paqe!