Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Hasan Gucatit, babait të Hysni Gucatit, i cili gjendet në Hagë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka publikuar në Facebook fotografi nga varrimi, derisa ka thënë se i qëndrojnë pranë familjes, në këto momente të dhimbjet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Lajmi për vdekjen e bacës Hasan Gucati (babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne.
Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush.
Kujtimet për bacën Hasan, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!


