Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit shqiptar, Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare.
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare.
Me të gjitha këto veti të një burrështetasi, Presidenti Nishani ka ndërruar jetë për të lënë prapa veprat e tij të përjetshme.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve!
I përjetshëm qoftë kujtimi për ish-Presidentin, Bujar Nishani!


