Para disa ditësh në media u përfol për një aksident ku shihet Romeo Veshaj pranë forcave të policisë dhe ambulancës.
Ndërsa në media u aludua se i aksidentuari është Donald Veshaj.
Ndërsa mbrëmë në emisionin e tyre “Më lër të flas” Romeo dhe Donaldi kanë thyer heshtjen dhe kanë folur rreth aksidentit në fjalë.
Donaldi zbuloi se në fakt bëhet fjalë për vëllain e tyre të vogël dhe tregoi se janë mirë.
“Vëllai i vogël u rrëzua me motor dhe falë Zotit është mirë. E morën të gjithë dhe thanë se kam probleme unë me Romeon. Na shkruan shumë njerëz se u bënë merak dhe u interesuan, por jo jemi mirë.” tregoi ai.


