Lajme

Aksidentohet në rrugën Kllokot-Viti, vdes motoçiklisti

05/28/2022 08:45
nga:Genita C

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë me ngasës një mashkull kosovar, njofton Klankosova.tv.

Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.