Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet sot në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i Real Madrid, Luka Modric ka folur në konferencë për media para takimit të sotëm, ku komentoi rrugëtimin e skuadrës së tij deri në finale.
“Ne kemi përvojë në këtë kompeticion. Disa lojtarë kanë qenë katër herë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tani jemi me fat që jemi në të për herë të pestë. Duhet t’i qasemi lojës normalisht, si gjatë gjithë sezonit”, tha ai.
“Kur ke një person si ai afër, jep më shumë në fushë. Jep më shumë për shkak të tij. Kjo është arsyeja pse Carlo është një trajner i veçantë, ai është ende një nga më të mirët në botën e futbollit”, përfundoi Modric.
/GazetaBlic Sport.


