Një këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilën e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.
Peticioni i nisur në change.org, i nënshkruar deri tani nga 33 persona, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë.
“Përkundër faktit se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.
Now it’s time for: „Visa-Liberalization for the Republic of Kosovo ??”
?️Sign & Share ‼️ ➡️https://t.co/lFGqupyC2X
Do not isolate Kosovo. Equal rights for citizens of Kosovo as for EU citizens. Equal rights for all Europeans. ?? pic.twitter.com/nUICIEJinJ
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) May 26, 2022
Ndërkohë, ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërnajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar shokët dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunaçek.
Eine wichtige Initiative, an important initiative, pls. sign and share: citizens of Kosovo ?? must no longer be excluded from visiting friends and family in the EU ??!!! https://t.co/WXXKi1qjHK
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 27, 2022


