Sporti

Ramadani: U zgjova në mëngjes dhe pashë vetëm mesazhe urimi për fitimin e Kupës, por asnjë telefonatë nga drejtuesit e Gjilanit

05/27/2022 19:38
nga:Mergim Rreci

Arbnor Ramadani ka mohuar zërat e fundit për një kalim të tij te Gjilani.

Ai për Kanal10 ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë komunikim gjatë ditës së sotme me Gjilanin.

“Asnjë drejtues i Gjilanit nuk më ka kontaktuar dhe nuk kam biseduar me askënd.Unë kam kontratë me Llapin ende dhe do ta rrespektoj deri në fund atë, pasi që kemi edhe ndeshjet e Evropës për t’i zhvilluar të cilat janë shumë me rëndësi për klubin”.

“Nuk mund të flas për të ardhmen, pasi që jemi në të tashmen dhe për momentin vetëm dua ta shijoj këtë sukses me Llapin”, ka deklaruar Ramadani.