Lajme

Osmani: Siguruam Quintin dhe BE-në se vetingu në Kosovë do të realizohet sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare

05/27/2022 18:05
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se së bashku me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, sot takuan ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së për të diskutuar mbi përpjekjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vetting të sistemit të drejtësisë.

Siguruam partnerët tanë që realizimi i vettingut sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare do të kontribuojë në fuqizimin e profesionalizmit, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, gjë nga e cila do të përfitojnë qytetarët tanë.