Lajme

Glauk Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hysni Gucatit

05/27/2022 17:34
nga:Astrit Gashi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimë pas vdekjes së Avdullah Gucatit, babait të Hysni Gucatit.

Konjufca përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gucati do të kujtohet si prind i dashur e fisnik.

“Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.U prehtë në paqe!