Sporti

Klopp flet për kalimin e mundshëm të Mane tek Bayern: Ai është i fokusuar në finale

05/27/2022 17:22
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane përgatitet t’i japë fund periudhës së tij gjashtëvjeçare në Liverpool.

Sulmuesi 30-vjeçar senegalez është, shkruan L’Equipe, në rrugën e tij drejt Bayern Munichut dhe për një shumë thuajse ‘të frikshme’ krahasuar me 80 milionë euro vlerën e tregut që ka afrikani.

Gazeta franceze thotë se bavarezët do t’i paguajnë Liverpoolit 30 milionë euro për Mane, duke përfituar nga fakti që lojtari i përfundon kontratën me anglezët në vitin 2023.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, tha para pak minutave se nuk i intereson kjo gjë para finales, dhe se nuk është hera e parë që bëhen biseda të tilla.