Lajme

Gashi: LDK ka dorëzuar sot në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së

05/27/2022 16:58
nga:Astrit Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se në emër të Grupit Parlamentar të partisë së tij, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht është dorëzuar nisma për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik. Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka shkruar Gashi.