Sporti

Dren Gashit i skadon kontrata me Dukagjinin, mbetet lojtar i lirë

05/27/2022 16:11
nga:L J

Sulmuesi Dreni Gashi ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gashi dhe skuadra e tij, Dukagjini kanë arritur objektivin, suke siguruar mbijetesën edhe për një stinor në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Në 15 ndeshjet e fundit ai dhe klubi i tij kishin seri të jashtëzakonshme, ku pësuan veç një humbje.

Pas përfundimit të edicionit, Gashit i ka skaduar edhe kontrata me klubin nga Klina.

Lojtari tani është i lirë dhe do të shqyrtojë ofertat që i ka.

Sulmuesi nga Prishtina këtë sezon realizoi 1 gol dhe bëri 5 asistime.

/GazetaBlic Sport/