Sporti

Xavi është i bindur se Dembele do të largohet

05/27/2022 15:49
nga:E K

Xavi Hernandez është i bindur se Ousumane Dembele do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

Sipas medieve spanjolle, tekniku po e konsideron si të humbur lojtarin, pasi ende nuk është arritur asnjë marrëveshje në mes të lojtarit dhe klubit.

Përkundër që thuhej se lojtari është i bindur të qëndrojë në skuadër, tanimë vetëm sa është komplikuar çështja.

Disa klube nga Premier League janë të interesuara për lojtarin i cili, në rast se nuk rinovon, do të jetë lojtar i lirë këtë verë.