Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth vendimit të Qeverisë Kurti që të shfuqizohet vendimi i marrë në kohën sa Haradinaj ishte kryeministër, ku është bërë kthimi i disa pronave te Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), raporton GazetaBlic.
Haradinaj e sheh si të habitshëm këtë vendim të Qeverisë, teksa nuk përjashton faktin e blerjes së këtyre tokave nga VV-ja.
Në anën tjetër, ai kërkon nga Kurti të dal dhe të sqaroj pse ka bërë një gjë të tillë.
“Komunat janë të rëndësishmë për zhvillim ekonomik. E pash që Qeveria e ka marrë një vendim të pjesshëm dhe nuk e di si e ka arsyetuar atë vendim por, ajo çfarë më shqetëson më shumë është një valë e re e privatizimit dhe po duket që këto janë të ndërlidhura, pra Qeveria Kurti më herët nuk ka pas asnjë vision. Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm dhe është me rëndësi që ai të sqaroj pse po bën një gjë të tillë apo çka dëshiron me arrit ose VV-ja po don mi ble ato prona bashkë me njerëzit e tyre”, tha Haradinaj në një konferencë për medie.


