Sporti

Mediat gjermane: Finalja e Champions League, ndeshja e fundit e Manes me Liverpoolin – senegalezi afër Bayernit

05/27/2022 12:15
nga:E K

Liverpool luan finalen e Champions League kundër Real Madrid të shtunën në Paris.

Skuadra e Jurgen Klopp është favorit i madh sipas basteshkruesve, por mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën e kuqe për Sadio Mane, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës gjermane Bild, senegalezi mund të luajë për Bayernin nga sezoni i ardhshëm.

Mane po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Bayern e di se Liverpool nuk mund të marrë aq sa vlen për 30-vjeçarin. Mane duket se nuk ka në plan të vazhdojë kontratën me Liverpool-in.

E njëjta gazetë raporton se çështja është e mbyllur, kurse senegalezi po pret ta fitojë Champions Leaguen për t’i dhënë lamtumirën fansave.

Bayern ka ofruar 30 milionë euro për Sadio Manen.

/GazetaBlic Sport/