Lajme

Pas dy muajve, policia arreston një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”

05/27/2022 10:55
nga:N M

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, raporton Gazeta Blic.

Sipas policisë i arrestuari tashmë një 35 vjeçar dy muaj më parë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka plagosur viktimën B. B., 46 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë, 26 maj 2022
Në orët e mbrëmjes së datës 26 maj 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Arrestimi i të dyshuarit F. S.,35 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruar se me datën 23 mars 2022, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka plagosur viktimën B. B., 46 vjeçar.
Lidhur me veprën penale, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dy gëzhoja dhe një predhë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kurti: Në SHBA biseduam me MCC-në për investime prej 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë