Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për postin e sekretarit të universitetit më të madh publik në vend.
Siç merr vesh Gazeta Blic në garë për këtë post kanë kandiduar 6 kandidatë.
“Esat Kelmendi, Gazmend Shabaj, Milaim Mazreku, Saranda Leka, Jeton Hyseni dhe Besfort Krasniqi, janë 6 kandidatët për postin e sekretarit të UP-së”, tha një burim i Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj më Universitetin e Prishtinës, por që nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, merret vesh se kandidati i preferuar i menaxhmentit aktual të UP-së është Esat Kelmendi.
Kjo sipas burimeve të Gazeta Blic, për faktin se Kelmendi ka qenë mbështetës i rektorit Naser Sahiti, në garën për rektor më 2020, me ç’rast ishte eliminuar nga gara kundërkandidati i rektorit aktual, Zenun Halili.
UP tash e sa kohë ishte me ushtrues detyre të sekretarit. Esat Kelmendi vazhdon vazhdon ta ushtrojë edhe më tutje detyrën e sekretarit të UP-së./ Gazeta Blic


