Sporti

Maldini: Jemi në bisedime me Origin, negociatat po shkojnë shumë mirë

05/27/2022 09:35
nga:E K

Divock Origi edhe zyrtarisht do largohet nga Liverpooli me fillimin e sezonit të ri.

Legjenda e Milanit dhe drejtori sportiv i klubit italian, Paolo Maldini, ka deklaruar se bisedimet me sulmuesin belg, Divock Origi, janë në rrugë të mirë.

“Ne jemi në bisedime me Origin dhe po ecin shumë mirë“, tha italiani.

Origi u transferua në Liverpool nga Lille në vitin 2014, duke zhvilluar 107 ndeshje ku shënoi edhe 22 gola.

/GazetaBlic Sport/