Sporti

Ismet Munishi uron skuadrën e Llapit për triumfin në Kupën e Kosovës

05/26/2022 23:05
nga:Mergim Rreci

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, e ka uruar skuadrën e Llapit për trofeun e fituar.

Finalja e madhe përfundoi në të mirë të ekipit të Batatinës, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për “Intelektualët”.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.

/GazetaBlic Sport/