Skuadra e Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.
Finalja e madhe përfundoi në të mirë të ekipit të Batatinës, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për “Intelektualët”.
Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.




