Sporti

Përfundon pjesa e parë në “Minatori”, Golden Eagle Ylli shkëlqen ndaj Trepçës

05/26/2022 21:46
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së dytë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Mysafirët po udhëheqin me rezultat 18-39, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim nga skuadra nga Suhareka, me basketbollistët e Golden Eagle Yllit që po shkëlqejnë në palestrën “Minatori”.

Në anën tjetër, basketbollistët  e Trepçës nuk e gjetën asesi formën e duhur.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy çerekët e fundit.