Lajme

Një veturë kaplohet nga zjarri në tunelin e Kalimashit

05/26/2022 20:57
nga:Astrit Gashi

Një veturë është djegur në tunelin e Kalimashit.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur zjarrfikësit tentojnë ta ndalin zjarrin që kishte kapluar veturën.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr.