Lajme

Meta kërkon mbështetjen e shqiptarëve për fitoren e Shaip Kamberit

05/26/2022 19:46
nga:G B

Zgjedhjet serbe do të përsëriten në Tërnoc të Bujanocit, të premten e 27 majit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Presidenti i Shqiprisë, Ilir Meta, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës të dalin  për të votuar Shaip Kamberin për deputet, të premten me 27 maj.

“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë. Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.

Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.