Sporti

Llapi publikon formacionin zyrtar për super finalen ndaj Dritës

05/26/2022 19:12
nga:Mergim Rreci

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet sot në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë sfidë do të ndeshen mbajtësi aktual i këtij trofeu, Llapi dhe skuadra gjilanase Drita.

Analizuar pesë ndeshjet e fundit direkte mes dy skuadrave, Drita ka pak bilanc më të mirë, me Intelektualët që kanë dy fitore, përcjell GazetaBlic Sport.

Një fitore i ka takuar skuadrës së Llapit, kurse dy ndeshje të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Skuadra nga Poduejva ka publikuar formacionin zyrtar për këtë takim.

Llapi: Avdyli – Peposhi, Neto, Prenci, Krasniqi – Shabani, Ramadani, Rivera – Veliu, Selmani, Firmino.