Lajme

Finlanda me rrjet të bunkerëve që i rezistojnë edhe bombave bërthamore

05/26/2022 17:43
nga:Astrit Gashi

Finlanda ka tashmë disa dekada që është duke u përgatitur për katastrofë të mundshme dhe deri më tani ka ndërtuar rreth 500 bunkerë të veçantë, rreth 320 kilometra të gjatë.

Nën sipërfaqen e kryeqytetit, Helsinki, ekziston një rrjet i disa prej bunkerëve më të mëdhenj nëntokësorë, të cilët janë mjaft të mëdhenj për të shërbyer si strehë për 630 mijë banorët e qytetit, përcjellë Gazeta Blic.

Tashmë janë publikuar edhe fotot e një bunkeri në Helsinki ku finlandezët mund të mbijetonin

Aktualisht, këto hapësira përdoren si salla të mëdha sportive dhe korridore të gjata që mund të kthehen në strehimore në rast sulmi.

“Dyert mund të përballojnë shpërthimin deri në gjashtë bar, kështu që as bomba bërthamore nuk mund t’i shkatërrojë ato”, tha një instruktor.
“Bombat mund të bien, e fëmijët mund të vazhdojnë lojën e tyre në bunker”, shtoi ai.

Nëse do të kishte vërtet një sulm, banorët e qytetit do të hynin në bunkerë përmes hyrjeve mezi të dukshme në rrugë.

Kujtojmë se Rusia ditëve të fundit ka paralajmëruar disa herë për pasojat, në rast të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, për të cilën këto vende kanë paraqitur kërkesë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Finlanda dhe Rusia do të hynin në konflikt – gjatë Luftës së Dytë Botërore, ish-Bashkimi Sovjetik hodhi papritmas bomba në Helsinki dhe i shpalli luftë Finlandës, duke bërë që Finlanda të humbasë rreth 10 për qind të territorit të saj në bisedimet e paqes që pasuan.