Sporti

Përfundon shitja online e biletave për finalen e Kupës së Kosovës

05/26/2022 16:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar shitja online e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit e cila do të luhet sot nga ora 20:00.

Shitja e biletave, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës ka përfunduar në ora 16:00, dhe sipas klubit të Llapit interesimi për blerjen e tyre ka qenë tejet i madh.

Kujtojmë se ndeshja mes Dritës dhe Llapit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.