Sporti

Ancelotti publikon listën e futbollistëve për finalen e Ligës së Kampionëve

05/26/2022 15:58
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka zbuluar skuadrën për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Liverpoolit në Paris.

Carlo Ancelotti thirri të gjithë lojtarët dhe kështu 26 futbollistë janë në rrugën e tyre. Nuk ka të lënduar, kështu që trajneri do të ketë shumë për të zgjedhur të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

Dyshimi më i madh është David Alaba, i cili kishte një dëmtim muskulor në fund të sezonit, por ka qenë duke u stërvitur gjatë gjithë javës.