Një tjetër edicion në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër finale për gjigantin spanjoll Real Madrid.
Los Blancos të shtunën në mbrëmje do të përballen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të edicionin 2021/22.
Madrilenët arritën në finalen e madhe pasi eliminuan Manchester Cityn në gjysmëfinale, derisa Liverpooli me lehtësi eliminoi Viillarrealin.
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, e cila po konsiderohet si më e rëndësishmja e sezonit.
Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për finale, në mesin e tyre edhe Eden Hazard e Gareth Bale.
?✅ Our squad for the #UCL FINAL!#APorLa14 pic.twitter.com/SjX2zF0jWS
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) May 26, 2022


