Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj infermierëve që dolën dje në protesta.
Zemaj u ka bërë thirrje të kthehen në përgjegjësitë e veta, duke e ditur se ministri i Shëndetësisë gjendet në Amerikë.
“Kanë mbetur pa paga e përgjigje vetëm në ato rrugë jo formale. Puna e tyre me përkushtim e pa pushim, edhe në ditë të vikendit, e tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë e mashtrimin që u bëhet gjithë atyre që dëshirojnë punën e tyre ta kryejnë me nder e përgjegjësi të lartë. Ata deklarojnë se kontratat e tyre thuhet se janë edhe të paligjshme. Në Kosovë, trajtimi i pacientëve ka kaluar në degradim. Numri i pacientëve që presin është shqetësues dhe së paku kanë pritur që të jenë në rend e të marrin trajtime nga institucionet. Kjo është një lojë, favorizim”, tha ai.
“E thërrasim Ministrinë e Shëndetësisë të kthehen në përgjegjësitë e tyre. Besojmë që pushimet e gjata kanë mbaruar”


