Këngëtarja e njohur, Enca është vazhdimisht e përfolur në mediat rozë.
Artistja nga Shqipëria numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale e ku sjell imazhe nga më të ndryshme të cilat janë kryesisht pozitive.
Së fundmi, Enca ka nisur pushimet në Dubai atje ku po qëndron pjesë më të madhe të kohës.

Mbrëmë (e mërkurë) këngëtarja ka shijuar një natë argëtuese në një nga klubet e natës atje nën shoqërinë e miqve.
Krahas imazheve, Enca ka ngacmuar edhe përmes një video teksa shihet duke i dhuruar një puthje në buzë një prej mikeshave të saj.



