Sporti

Holandezët humbën ndaj Romës: Në Rotterdam nisin trazirat, policia në aksion

05/25/2022 23:57
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e sotme Roma ka fituar trofeun e Conference League në finalen e madhe ndaj Feyenoordit.

Një gol në minutën e 32-të i mjaftoi Romës për të fituar trofeun edhe pse Holanda pati disa shanse tê pastra. Pas mbarimit të ndeshjes, humbja nuk është pritur aq mirë nga holandezët në Rotterdam.

Në rrugët e qytetit kanë nisur trazirat dhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si policia ushtron dhunë ndaj holandezëve.