Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar rreth çështjes së Trustit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë jetëgjatësia mesatare është e njëjtë me moshën e pensionimit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se meshkujt pritet të vdesin në kohën kur pensionohen.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është një prej vendeve të pakta ku jetëgjatësia mesatare është gati e njëjtë me moshën e pensionimit.
Pra jetëgjatësia për meshkujt është 65-66 vjet njëjtë si mosha e pensionimit. Pra prej neve pritet që kena me vdek rreth kohës kur pensionohemi.


