Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup Florian Qehaja i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, raporton Gazeta Blic.
Ministri Osmani i uroi detyrën e re Ambasadorit Qehaja, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.
Ndërsa, ambasadori Qehaja ka falënderuar Ministrin Osmani për pritjen shumë miqësore, duke theksuar që Republika e Kosovës është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.


