Lajme

E rëndë/ Shqiptarja goditet me thikë, vdes rrugës për në spital

05/25/2022 17:32
nga:G B

Një 37-vjeçare shqiptare u godit me thikë ditën e sotme në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello, në itali.

Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj.

Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda.

Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen.