Lajme

A do të dalë në protestë për Trustin nesër me qytetarët? Flet Bekim Haxhiu

05/25/2022 17:29
nga:G B

Nesër do të mbahet protestë në përkrahje të tërheqjes së mjeteve të Trustit.

Organizatorët e kësaj proteste kanë paralajmëruar se ajo do të jetë masive.

E pjesë e kësaj proteste do të jetë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka qenë nismëtari për tërheqjen e parave të Trustit.

Këtë e ka konfirmuar ai për Gazeta Blic, derisa ka thënë se protesta është legjitime dhe qytetarët do të kërkojnë të drejtën e tyre.

“Gjatë kësaj periudhe kam qenë zëri i qytetarëve për tërheqjen e deri 30 % të mjeteve nga Trusti dhe sigurisht që nesër do të jem me qytetarët. Protesta është legjitime që qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët nga shoqëria civile që janë Pro tërheqjes së 30% të Trustit kanë organizuar protestë”, u shpreh Haxhiu për Gazeta Blic.

Se sa mund të ndikojë kjo protestë që deputetët e mazhorancës të ndryshojnë mendje dhe të votojnë pro Trustit, deputeti tha se qytetarët duhet të kërkojnë nga deputetët këtë, pasi i kanë votuar ata.

“Çdo qytetar që është pro tërheqjes përveç protestë duhet të kërkojë nga deputetët që i kanë votuar të kërkojnë ta votojnë Projektligjin për Trustin”, tha Bekim Haxhiu./Gazeta Blic/