Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, me ç’rast theksoi se “bashkëpunimi bilateral i vazhdueshëm me Gjermaninë është me rëndësi të madhe në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve tona të përgjithshme”.
“Me qëllim të kooordinimit të aktiviteteve tona të përbashkëta, sot prita në takimin e radhës, ambasadorin gjerman, Joern Rohde.
Më këtë rast, ritheksova se të dy vendet tona do ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin miqësor në funksion të interesave të partneritetit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Nga ana e tij, Ambasadori Rohde, e ritheksoi vullnetin e mirë të Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve tona”, shkroi Mehaj në Facebook.


