Lajme

Tahiri: “Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!”

05/25/2022 16:24
nga:Astrit Gashi

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi sot ashpër Qeverinë, duke theksuar “Trustit i thanë jo dhe se me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore”.

“Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.
Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.
Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.
Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!