Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të zhvillohet finalja e Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord, derisa në një intervistë për mediat një tifozë nga Roma ka thënë se nëse do të gjej ndonjë vajzë nga Shqipëria do të fillonte jetën në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.
Në Portin e Durrësit gjatë ditës së sotme kanë arritur një numër i madh tifozësh nga Italia për të përkrahur Romën në finalen e saj të parë në Europë pas më shumë se 30 viteve.
Ndërkaq, një tifoz ishte shprehur entuziast për ardhjen e tij në Tiranë, ndërsa kur u pyet nëse do të qëndronte në Tiranë nëse gjen një vajzë të mirë, ai e pëlqeu mjaft shumë si ide.
”Nëse do të gjesh një vajzë të mirë, do të rrije në Shqipëri? Pse jo,” tha ai për Report TV.
Ndër të tjera ai tregoi se ka emocione para finales dhe se për të kjo është hera e parë në Shqipëri.
“Jam pak i frikësuar se është finale, jam shumë i emocionuar, kemi punuar shumë fort për të gjithë sezonin, do të kthehemi pas ndeshjes, hera e parë në Shqipëri,” deklaroi ai.
Vlen të theksohet se pritet të jetë një atmosferë fantastike sonte në ‘Air Albania’, ku të dyja tifogrupet kanë arritur të organizohen jashtëzakonisht mirë dhe gjatë ditës së sotme ende nuk është raportuar për ndonjë përplasje, për dallim nga nata e kaluar.


