Sporti

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Milani kërkon të vazhdojë kontratën me Tomorin

05/24/2022 22:52
nga:Mergim Rreci

Milani po përgatit një zgjatje të kontratës për mbrojtësin e tyre Fikayo Tomori.

Ish-mbrojtësi i Chelseat ka pasur një sezon mbresëlënës, i cili përfundoi me titullin e parë të “Rossonerëve” në Serie A në 11 vjet. Drejtuesit e klubit janë më se të kënaqur me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye po përgatisin një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027, sipas burimeve të Football Italia, përcjell GazetaBlic Sport.

Tomori, 24 vjeç, iu bashkua Milanit në një marrëveshje fillestare huazimi nga Chelsea në janar 2021 dhe Milani e bëri lëvizjen e tij të afatgjate gjashtë muaj më vonë. Marrëveshja e tij aktuale në San Siro skadon në qershor 2025, por kuqezinjtë tashmë po punojnë për një marrëveshje të re me një rritje page.

Tomori është në një marrëveshje 2 milionë euro në vit në dhe gjigantët e Serie A duan ta shpërblejnë atë me një pagë më të lartë.

Ish-mbrojtësi i Chelseat ka luajtur 62 ndeshje me kuqezinjtë, duke shënuar dy gola. Ai ka marrë një thirrje në kombëtaren e Anglisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, duke përfshirë një kundër Italisë së Roberto Mancinit.

/GazetaBlic Sport/