Sporti

Mourinho kritikohet rëndë: Një trajner narcist dhe i paturp, jeton nga konfliktet

05/24/2022 21:54
nga:Mergim Rreci

Trajneri aktual i Olimpikut të Lionit në Francë, Peter Bosz, ka dhënë një intervistë për faqen holandeze ad.nl.

Mes shumë temash, ai foli edhe për Jose Mourinhon, duke kujtuar finalen e humbur në vitin 2017, në Europa League, kur ishte trajner i Ajaxit.

“Mourinho është një narcisist që jeton nga konfliktet. Kjo është mënyra e tij për t’i bërë gjërat. Nëse Roma fiton, Mourinho do të thotë se [trajneri i Feyenoord] Arne Slot është trajneri klasik holandez. Nëse humbet, do të ankohet te arbitri, do të thotë se UEFA ka gabuar dhe se janë të korruptuar”, ka shpjeguar ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që kjo nuk është polemika e parë mes Peter Bosz dhe Jose Mourinhos. Në vitin 2017, holandezi ishte në stolin e Ajax-it, i cili humbi finalen e Europa League me Manchester United dhe në fund ai akuzoi portugezin se kishte ndjekur seancat stërvitore.