Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, bashkë me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian kanë vizituar Kuvendin e Shqipërisë, ku kanë zhvilluar takim pune me deputetët shqiptarë, me të cilët kanë diskutuar për proceset integruese dhe forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare, raporton Gazeta Blic.
Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka thënë se ka kërkuar nga pala shqiptare që të vijojë përkrahjen për njohjen e Kosovës, sidomos nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Postimi i saj i plotë:
Së bashku me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, vizituam Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ku zhvilluam një takim pune me deputetët shqiptarë, me të cilët diskutuam për proceset integruese dhe forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare. Fillimisht takuam zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë znj. Ermonela Felaj, për të vazhduar takimin pastaj me znj. Jonida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian dhe anëtarët e këtij komisioni, pastaj znj. Mimi Kodheli kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe anëtarët tjerë të komisionit.
Në kuadër të këtij takimi, po ashtu kërkova nga pala shqiptare që të vijojë përkrahjen për njohjen e Kosovës, sidomos nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.


