Sporti

Presidenti i PSG’së e konfirmon se nuk ka marrëdhënie të mira me Florentino Perez

05/24/2022 17:11
nga:Mergim Rreci

Pas telenovelës për rinovimin e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain, presidenti Nasser Al-Khelaifi pranoi se nuk ka marrëdhënie të mira me homologun e tij të Real Madridit, Florentino Perez, i ftohtë që nga çështja e formimit të Superligës, mbështetur nga Madrid dhe luftuar nga Parisi.

Al-Khelaifi tha për kanalin brazilian TNT Sports: “I respektoj të gjithë, por e vërteta është se nuk kam marrëdhënie të mira me të pas Superligës… Real Madrid është një klub i madh, por për Mbappen nuk kam folur kurrë me atë, sepse Kylian është lojtari ynë, nuk kisha nevojë të flisja me askënd”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti kujtoi se të dy ishin bashkë në fund të marsit, për sa i përket takimit mes dy klubeve në Champions League. “I thashë se isha i gatshëm të flisja me të, por nëse është për të thënë gjëra pas shpine, nuk më intereson”, tha ai më pas për BBC.

/GazetaBlic Sport/