Të enjten duke filluar nga ora 12:00, qytetarët do të protesotjnë për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i cili ishte nismëtar i kësaj iniciative dhe pjesë e kësaj proteste do të jetë edhe ai.
Këtë e konfirmoi Haxhiu në një prononcim për GazetaBlic ku shprehet se është pro kërkesës së qytetarëve, për miratimin e Projektligjit për Trustin.
“Tërheqja e parave nga Trusti është kërkesë e qyetarëve dhe normalisht që do të dal në protestë”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër, Haxhiu i bëri thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro kërkesës së qytetarëve.
“Për shkak që projektligji është neglizhuar dhe prolonguar në komision për buxhet punë dhe transfere. Unë ftoj kryesinë ta procedojë për të enjten dhe pastaj ta shqyrtojmë. Ka edhe një pakënaqësi qytetare dhe po i ftoj deputetët e pushtetit që ta mbështesin këtë projektligj sepse të gjithë kuvendi jemi me votën e qytetarëve dhe të votojmë pro kërkesës së qytetarëve”, tha Haxhiu./GazetaBlic/


