Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur në lidhje me finalen e Kupës së Kosovës në të cilën do të ballafaqohet me Dritën.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me 26 maj, ku Llapi do përpiqet ta mbrojë trofeun e fituar nga viti i kaluar, kurse Drita ka qëllim që këtë kupë ta sjellë në Gjilan.
Gjatë një prononcimi për GazetaBlic Sport, Tahir Batatina, ka zbuluar se lojtarët e Llapit do të qëndrojnë në ekip duke thënë se Llapi nuk ka presion të largimeve të lojtarëve.
“Jemi përgaditur shumë për këtë finale, kemi ruajtur lojtarët që të mos lëndohen, Llapi nuk e ka as presionin e largimeve ,çdo lojtar që është pjesë e Llapit do vazhdojë të jetë lojtar i Llapit”, potencoi trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
/GazetaBlic Sport/


