6 milionë euro është vlera e drogës së shkatërruar, e cila u zbulua nga Policia në një laborator në veri të vendit, në Izvor, raporton Gazeta Blic.
Kështu ka bërë të ditur ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se vlera e pajisjeve 1.5 milion euro.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milion euro”, ka shkruar ai në Facebook.


